• Home
  • About
  • Contact
  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    Certifikime Karriera
  • Projekte
  • Media
  • Mjedis
    Harta
  • Edukim Mjedisor
  • Teknologji
    Modelime 3D Video tour
  • Kontakto
Media

Media përfshin një tërësi mjetesh të informimit masiv dhe rëndësia e saj është rritur ndjeshëm në ditët e sotme. Sot media është gjithmonë e më pranë nesh, për të krijuar lëvizje shoqërore, për të transmetuar informacione, për të promovuar organizata kombëtare dhe ndërkombëtare me profile të ndryshme etj. Mediet luajnë një rol informues të një rëndësie jetike, por gjetja e informacionit lehtësisht dhe shpejt është mjaft e vështirë për to. Për këtë arsye MEET do të ofrojë suport për mediet lokale dhe kombëtare të cilat mund të përballen me vështirësi apo pamundësi të gjetjes së informacionit.

Si do ta realizojë MEET këtë? Vetëm nëpërmjet dronave të teknologjisë së fundit që disponon. Pse? Sepse dronët mund të shkojnë atje ku njerëzit thjesht nuk munden. Ata tashmë po përdoren masivisht për të xhiruar reklama dhe filma, dhe po përdoren gjithnjë e më shumë në gazetari për të raportuar në kohë reale nga ngjarjet e aktualitetit e deri tek pamjet e përdorura në transmetimet e lajmeve.

Për shkak të aftësive në rritje të dronëve, popullariteti i tyre është rritur në nivele të larta, veçanërisht në gazetari. E mbani mend luftën në Aleppo? Ndikimi i Luftës Civile Siriane në këtë vend u kap duke përdorur pamjet me dron nga gazeta amerikane prestigjioze New York Times. Një lajm merr jetë kur shikuesit e shohin gazetarin duke lëvizur drejt zonës së ndaluar ose të rrezikshme për të pasqyruar aksionin drejtpërdrejt në terren dhe në kohë reale. Kjo jo vetëm që rrit qartësinë e pamjeve, por edhe besueshmërinë e lajmeve të ofruara nga kanali televiziv.

Filmimeve

Modelimeve 3D

Dokumentarëve

Përdorimit të dronëve gjatë raportimeve live

MEET (Media, Education, Environment & Technology)

© Meet.org 2023 All rights reserved.